Rreth Nesh

KosovaPages është një kompani e cila bënë zhvillimin dhe dizajnim-in e web-it në mënyrë profesionale, ne jemi të specializuar për të krijuar dhe zhvilluar webfaqe dhe aplikacione për një gamë të gjerë të bizniseve dhe organizatave duke përdorur teknologjinë më të avancuar. Që nga themelimi i saj në vitin 2006 në Prishtinë, ne jemi bërë një ndër konkurrentët më të mëdhenj për këtë fushë në vend. Në vitin 2012, kompania jonë është zgjeruar edhe në shtetet europiane, duke themeluar kompaninë “HyperKreativ GmbH” në Zürich, Zvicer. Gjatë kësaj periudhe kemi ndërtuar webfaqe dhe aplikacione për shumë kompani të njohura europiane, ku të gjitha punët i kemi përfunduar me sukses të plotë dhe me referenca pozitive. Investimi në një webfaqe apo aplikacion për biznisin tuaj është një investim: në kohë, para dhe resurse tjera, ndërsa një webfaqe apo aplikacion i dështuar do të thotë me shumë se humbja e investimit; është kostoja e mundësisë së humbur. Në anën tjetër një webfaqe apo aplikacion i dobët mund të dëmtojë reputacionin e kompanisë suaj, gjë që nuk duhet të lejohet nga një kompani serioze. Pra ne jemi një ekip cilësor të përbëre nga web programerë, web dizajnerë dhe ekspertë të IT-së, me përvojë në krijimin e webfaqes tuaj e cila do të jetë më shumë se një reklamë apo webfaqe në internet, puna jonë ju shton reputacionin e kompanisë suaj, ne ju ndihmojmë për të tërhequr klientë të rinj, për të rritur të ardhurat direkt nga dyqani online, ju do të keni një webfaqe/aplikacion plotësisht të menaxhueshëm (KosovaPages CMS), të gjitha këto patjetër që do të modernizojnë proceset e brendshme dhe do të rrisin produktivitetin e kompanisë. Të gjitha webfaqet/aplikacionet tona janë responsive, që dmth janë të optimizuara për cdo paisje duke filluar nga telefonat e menqur e deri tek kompjuterët me rezulucion të lartë.

Ne jemi të specializuar në zhvillimin e webfaqeve & web aplikacioneve, duke përdorur teknikat dhe teknologjinë e fundit më inovative për të sjellë tek ju një webfaqe që është e lehtë për ta shfletuar dhe e bukur për ta shikuar. Kjo siguron që shfletuesit e webfaqes suaj të kenë një eksperiencë të këndshme, gjë që do të rrisë numrin e shfletuesve nga dita në ditë Është puna e webfaqes suaj që të flasë me shfletuesit dhe të ju tregojë atyre që produktet dhe shërbimet e kompanisë suaj janë opsioni i tyre më i mire. Ekspertët tanë do të kujdesën që webfaqja e kompanisë suaj të flasë me cdo shfletues që ju merrni! Ne mund të krijojmë webfaqen tuaj të thjeshtë apo të avancuar ashtu si ju e kërkoni. Ne do ju kshillojmë për opsionet dhe alternativat më të mira. Cdo webfaqe dizajnohet sipas kërkesës dhe specifikimeve tuaja, kështu që webfaqja do të përshtatet sipas buxhetit dhe nevojave tuaja. Kjo është ajo që e bën kompaninë tonë ajo që është sot, vizionare për evoluimin e Internetit, të përkushtuar për të zgjidhur problemet e klientëve në mënyrën më të shpejtë dhe të duhur.

Për të mbështetur ndërrmarrjet globale të klientëve tanë, specialistët tanë të përkushtuar në mënyrë strategjike janë të pozicionuar që të kujdesen për të gjitha cështjet e biznisit dhe të ndihmojne klientët që zgjerojnë dhe krijojnë bizniset e tyre në mënyrë të lehtë duke përjashtuar cdo dëmtim potencial. Lista jonë e klientëve përfshinë qindra kompani private dhe publike; vendore dhe globale në fusha të ndryshme të biznesit: patundshmëri, fashion, dizajn, teknologji, automotive, organizata të ndryshme, fabrika dhe shumë fusha tjera të biznisit. Shumicën e klientëve i kemi përfituar nga referimet e klientëve ekzistues. Kjo është ajo që na dallon nga konkurrentët tanë. Shpirti sipërmarrës është forca jonë kryesore, si dhe të gjithë partnerët tanë i kemi zgjedhur me tipare të njejta. Kjo na shërben si force shtytëse që të kuptojmë nevojat dhe aspiratat e klientëve tanë dhe të krijojmë besueshmëri tek klientët tanë. Në klimën e tanishme konkurruese, kompanitë duhet të gjejnë mënyra të reja për të avancuar shërbimet e tyre ekzistuese dhe kapacitetet intelektuale. Një kompani me sukses të lartë si KosovaPages e ka të lehtë për të përmbushur këto sfida. Si rezultat i reputacionit tonë në rritje dhe ekipit tonë të kualifikuar, ne gëzojmë marrëdhënie unike me qindra organizata, korporata dhe biznese të mesme.