Server Colocation

Disa kompani e kanë të pamundur funksionimin pa përkrahjen e teknologjisë informative, në këtë rast serverëve të cilët kryejnë funksionin e caktuar për secilen kompani.

Mirëmbajtja e serverëve kushton shumë energji elektrike, shpenzime për ftohje, sigurimin e vendit dhe vetë blerja e serverëve fizik.

KosovaPages ju ofron zgjidhje të volitshme duke ju ofruar shërbimin Server Colocation që ju të mos shqetësoheni më asnjëherë rreth funksionimit apo shpenzimeve të serverëve tuaj.

Ky shërbim do të thotë që bizneset mund të marrin me qira hapësirën për të vendosur serverët e tyre apo të marrin me qira disa nga serverët tanë.

Qendra jonë e të dhënave gjendet në lagjen Kalabria (Emshir), Prishtinë.

Në rast interesimi ju lutem na kontaktoni në: support@kosovapages.com.